Nuk është shfaqur në publik prej më shumë se dy javësh, ministri kinez i Mbrojtjes vihet nën hetim për korrupsion

schedule15:28 - 15 Shtator, 2023

schedule 15:28 - 15 Shtator, 2023

Ministri i Mbrojtjes në Kinë, Li Shangfu, i cili nuk është shfaqur në publik prej më shumë se dy javësh, është vënë nën hetim nga autoritetet kineze, sipas 10 personave të njohur me këtë çështje.

Hetimi për Li ka të bëjë me prokurimin e pajisjeve ushtarake, sipas një zyrtari rajonal të sigurisë dhe tre personave në kontakt të drejtpërdrejtë me ushtrinë kineze, shkruan Reuters.

Tetë zyrtarë të lartë nga njësia e prokurimit të ushtrisë kineze, të cilën Li e drejtoi nga viti 2017 deri në 2022, janë gjithashtu nën hetim.

Hetimi ndaj Li, i cili u emërua ministër i Mbrojtjes në mars, dhe tetë zyrtarët po kryhet nga komisioni i inspektimit disiplinor të ushtrisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!