“Nuk është shëruar edhe pasi rezultoi negativ”, çfarë thonë ekspertët e shëndetësisë

23:22 | 18/03/202023:220

Dr. Albert Troci në një lidhje me skype me gazetaren  Juli Xhokaxhi në studion e Byro në ABC News, deklaroi se pacienti që konsiderohet i shëruar në Shqipëri ende nuk e ka marrë këtë status.

Sipas Dr. Trocit, ky person duhet ti nënshtrohet analizës së tamponit pas 7 ditësh dhe nëse rezultati është negativ, ky pacient përsëri duhet të qëndrojë edhe 14 ditë të tjera në karantinë.

Kjo gjë duhet të realizohet domosdoshmërisht pasi tiparet që koronavirusi ka, janë të panjohura dhe tinzare, e për pasojë ky pacient mund të jetë mbartës.

Në të njëjtën linjë me Dr. Trocin ishte dhe infeksionisti i njohur në Shqipëri, Dr. Pëllumb Pipero i cili deklaroi se, pacienti që rezultoi negativ me tamponin e parë, duhet të ndjekë ende rrugën e karantinës për 14 ditë të tjera, kjo nëse edhe pas testimit të dytë, rezulton negativ.

Dr. Albert Troci është i punësuar në spitalin Luigi Saco në Milano  aty ku janë 200 të infektuar me koronavirus.

Juli Xhokaxhi: Na është deklaruar që pacienti zero është shëruar tashmë, testi i parë ka dalë negativ, çfarë ndodh a është shëruar ky pacient?

Dr. Albert Troci: Rregulli që ndiqet në Itali është që edhe pas disa kohësh, pas 7 ditësh bën një tampon dhe del negativ, ky pacient përsëri duhet të vetkarantinohet për 14 ditë në shtëpi. Këto janë udhëzime të OBSH dhe nga Ministria e Shëndetësisë. OBSH nuk ka të drejtën e ligjvënies mbi shtetet sovrane, ajo ka jep rekomandime, pastaj çdo shtet në bazë të fuqisë ekonomike dhe kulturës implementon masat. Çdo shtet në fillim mori masat sipas kulturës së vet./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono