Task Forca ndërinstitucionale për zbatimin e masave anti-covid, ka vijuar ditën e sotme inspektimet në kryeqytet.
Qëllimi i ekipeve të Task Forcës shihet se është ndërgjegjësimi i qytetarëve për të mbajtur maskën, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjithashtu ata kanë shpërndarë edhe maska duke i këshilluar dhe jo gjobitur qytetarët, për rëndësinë e veprimeve individuale për të mirën e përbashkët.
Maskë, distancë dhe kujdesi i higjienës është apeli që bëhet herë pas herë nga autoritetet shëndetësore, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
“Ju lutem mbani maskën dhe vendoseni në mënyrën e duhur. Të bindim njëri-tjetrin që është e domosdoshme, historitë që po ndodhin janë të tmerrshme. Nuk është puna të vendosim gjoba”, ishte apeli i bërë nga Ekipet e Task Forcës.
/abcnews.al/