Nuk është Parisi apo Maldivet, çifti kalon muajin e mjaltit në një tren mallrash

schedule19:55 - 3 Tetor, 2022

schedule 19:55 - 3 Tetor, 2022

Kur bëhet fjalë për muajin e mjaltit, shumë çifte zgjedhin destinacione si Parisi apo Maldivet. Të tjerë zgjedhin alternativa më pak të kushtueshme. Mirëpo, çifti Kristijan dhe Andrea Ilicic që zgjodhën një tren që udhëtonte nëpër shkretëtirat përvëluese të Mauritanisë, në Afrikën veriperëndimore.

Një eksperiencë e pazakontë për çiftin kroat, blogerët e udhëtimit që kanë vizituar tashmë qindra destinacione të tjera në mbarë botën. “Ne kemi parë kaq shumë destinacione,” tha Kristijan për CNN. “Këtë herë duhej të ishte diçka krejtësisht ndryshe. Dhe ne e gjetëm në… Mauritania!”

Pika kryesore e udhëtimit të tyre ishte një fotosesion i guximshëm sipër trenit, i ngarkuar me mineral hekuri, në një udhëtim 700 kilometra nga qyteti minerar i Zouérat në portin Atlantik të Nouadhibou. Fotot janë publikuar më pas në Instagram, duke mbledhur mbi 50 mijë like.

Pavarësisht vështirësive, Kristijan thotë se udhëtimi në Mauritania i tejkaloi pritshmëritë. Është një destinacion “mirëpritës” dhe “i nënvlerësuar”, pavarësisht se tërheq pak turistë. “Në një fshat që vizituam, vendasit na surprizuan me një ceremoni dasme sipas ritualeve të tyre tradicionale.

Unë dhe Andrea ishim veshur me veshjet e tyre klasike të dasmës dhe ishte një eksperiencë dy orëshe kërcimi, daulle dhe ju këndoni. Nuk do ta harroj kurrë. “ Sikur unë dhe Andrea të jemi martuar dy herë!” shtoi dhëndri me shaka.