“Nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim”, portieri Laroshi ndan rrugët me Partizanin

schedule16:00 - 28 Korrik, 2022

schedule 16:00 - 28 Korrik, 2022

Vokli Laroshi nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Gardiani i portës ka vendosur të ndajë rrugët me demat, teksa ditën e sotme ka njoftuar edhe largimin e tij.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, portieri i të kuqve, falënderoi gjithë stafin e demave për mundësinë e dhënë, ndërsa theksoi se kjo nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim.

 “Dua t’iu bëj të ditur se nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Partizanit. Dua të falënderoj presidentin Gaz Demi, drejtorin Olsi Rama, punonjësit e klubit dhe trajnerët me të cilët pata mundësinë të punoja gjatë këtij viti.

Falënderoj të gjithë shokët e ekipit për momentet e kaluara dhe veçanërisht falënderoj tifozerinë e mrekullueshme të kuqe! Nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim”, do të shkruante Laroshi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!