Pavarësisht kontratës deri në vitin 2028 me Chelsea, e ardhmja e qendërmbrojtësit Trevoh Chalobah duket se është shumë larg klubit londinez.
Trajneri Pochettino nuk e sheh si pjesë të ekipit të tij dhe klubi i ka bërë të ditur se është i lirë të gjejë një tjetër destinacion në janar.
Deri më tani një klub që ka shfaqur interes për të është Bayern Munich. Bavarezët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe emri i parë në listë ishte rikthimi i Jerome Boateng, por tratativa dështoi.
Kështu, pretendohet se në janar gjermanët do të tentojnë Chalobah./h.ll/abcnews.al