“Nuk është në morg”, mister mbi trupin e opozitarit rus Navalny

schedule15:13 - 17 Shkurt, 2024

schedule 15:13 - 17 Shkurt, 2024

“Vdekja e papritur e opozitarit rus ka tronditur jo vetëm rusët por edhe ndërkombëtarët, të cilët kanë bërë thirrje për hetimin e vdekjes së kundërshtarit të Putinit.

Por situate është tensionuar edhe më shumë pasi, ndërsa të gjitha duan të dinë shkakun e vdekjes, ku sipas rusëve është “sindroma e vdekjes së papritur”, zëdhënësja e kritikut të ndjerë ka deklaruar se trupi i tij nuk është në morg.

Ajo tha se trupi i Navalnyt, nuk gjendet në morgun e Salechardit, siç pretendojnë autoritetet. Kira Yarmysh konfirmoi se janë njoftuar nga zyrtarët vendas për vdekjen e tij, dhe se e ëma e Navalanyt, ka kërkuar që trupi t’i dorëzohet menjëherë familjarëve.

Megjithatë, një punonjës i morgut Salekhard, qyteti pranë burgut ku kryeopozitari ndërroi jetë, tha për Reuters se trupi i pajetë i tij nuk ka mbërritur ende atje.

“Alexey Navalny është vrarë”, shkroi zëdhënësja në rrjetet sociale. Një burime brenda burgut thotë se trupi i tij i është dorëzuar hetuesve të Komitetit investigative, të cilët pale çfarë hetimi po kryejnë”, shton ajo.

“Kaloi gjithsej 300 ditë në izolim për arsye nga më qesharaket e absurdet, si fakti që nuk kishte mbërthyer kopsën e fundit të xhaketës. 15 ditë izolim vetëm për kaq. Apo nuk kishte pastruar mirë oborrin.

Kaq duhej për 15 ditë të tjera në qelinë e izolimit. Ushqimi atje ishte i tmerrshëm dhe shumë i paktë”, tha Yarmysh që tregon po kështu sesi deri në fillim të dhjetorit, “juristi ishte mbajtur në një të ashtuquajtur koloni penale në Vladimir, 200 kilometra nga Moska, dhe më pas transferimi në rrethin Arktik, ku në këtë periudhë të vitit temperaturat zbresin në minus 40 gradë Celsius”.

Putin thuhet se është informuar menjëherë mbi ngjarjen, por nuk ka bërë asnjë koment, teksa në përgjithësi ka preferuar të mos flasë për atë që e konsideronte “një bloger”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!