“Nuk është mbreti im”, Charles III pritet me protesta në Uells

schedule15:43 - 16 Shtator, 2022

schedule 15:43 - 16 Shtator, 2022

Mbreti Charles III nukë shtë pritur në mënyrën më të mirë të mundshme në Kardif, aty ku po përmbyll vizitat e tij të para si monark i ri.

Teksa ai hynte me makinë në Kështjellën e Kardifit, qindra njerëz e kanë pritur atë me thirrjet “Nuk është mbreti im”.

Rreth njëqind protestues pranë portave të kështjellës dhe një grup tjetër përballë mbajtën pankarta që thoshin “jo monarkisë, jo Charles” dhe “demokraci tani”.

Pas vdekjes se Mbretëreshës Elizabeth II kanë qenë të shumta rastet kur njerëzit kanë dalë kundër monarkisë. Disa raste kanë bërë më shumë bujë, pasi protestuesit janë arrestuar sepse mbanin pankarta anti-monarki në duar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!