“Nuk është marrë asnjë masë”, Pampuri: Kemi 1 qeveri që e shkëmben jetë me video propagande

schedule16:36 - 9 Nëntor, 2020

schedule 16:36 - 9 Nëntor, 2020

Të sëmurët sot qëndrojnë për orë të tëra në ambulancë para se t’u gjendet një shtrat tek Infektivi, pasi qeveria nuk ka marrë asnjë masë serioze për të përballuar pandeminë. Kështu shprehet ish-deputetja Orjola Pampuri në një postim në Facebook.

Pavarësisht propagandës qeveritare, shkruan më tej Pampuri, spitalet ende nuk kanë vende për të sëmurët me Covid-19.

“Nuk është çështje procedurash. Nuk ka qenë kurrë e tillë. Nëse do të ishte për burokraci, do të kishte qenë e tillë që nga fillimi.”

Postimi 

Qeveria nuk ka marrë asnjë masë serioze për të përballuar pandeminë, prandaj sot të sëmurët qendrojnë për orë të tëra në ambulancë përpara se të gjemdet një shtrat tek infektivi.
Pavarësisht propagandës qeveritare, spitalet nuk kanë vende për të sëmurët me COVID. Nuk është çështje procedurash. Nuk ka qenë kurrë e tillë. Nëse do të ishte për burokraci, do të kishte qenë e tillë që nga fillimi.
Fatkeqësisht, kemi një qeveri që e shkëmben një jetë me një video propagande. ?   s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!