Nuk është ‘mami’, Loredana tregon fjalën e parë që ka thënë e bija

schedule16:22 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 16:22 - 14 Dhjetor, 2020

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi është një ndër emrat më të përfilur të momentit. Krahas hapave të suksseshëm në karrierë, ajo është edhe shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, Loredana u tregua e hapur duke ju dhënë mundësinë që ti bëjnë pyetje që dëshirojnë. Ndërsa njëri prej ndjekësve shumë kuriozë, e ka pyetur se cila ishte fjala e parë e Hanës.

Përmes opsionit pyetje/përgjigje në Instagram, reperja e njohur në Gjermani rrëfeu se vajza e saj tha “Papa” për herë të parë.

Kujtojmë se Loredana dhe Mozzik janë ndarë por kohët e fundit e kanë bërë ‘lëmsh’ publikun me daljet e tyre të përbashkëta në publik. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!