Nuk është leximi, veprimi që “zgjon” mendjen dhe përmirëson funksionin e saj

schedule10:00 - 13 Tetor, 2022

schedule 10:00 - 13 Tetor, 2022

Nëse do të duhej të lidhnim përmirësimin e funksionit të trurit, do të zgjidhnim pothuajse automatikisht librin. Përfitimet e leximit përfshijnë të gjithë spektrin e moshës, nga promovimi i inteligjencës tek fëmijët e deri te ulja e rrezikut të demencës në pleqëri. Por një studim i ri jep të dhëna befasuese.

Gjetjet e studiuesve nga Universiteti i Bazelit në Zvicër të publikuara në PLOS ONE, janë fokusuar diku tjetër: të qentë. Ekipi shkencor zbuloi se kontakti me qentë kur i përkëdhelim stimulon ndjeshëm korteksin frontal, pjesa e trurit që “mbikëqyr” mënyrën se si mendojmë dhe ndjehemi.

Sipas studimit, nëse njerëzit me deficite në motivim, fokus të vëmendjes dhe funksionim socio-emocional tregojnë përfshirje më të madhe emocionale kur ndërveprojnë me qentë, atëherë aktivitetet me këto kafshë mund të hapin rrugën për objektiva të reja terapeutike.

“Ne hipotezojmë se përfshirja emocionale mund të jetë një mekanizëm qendror i aktivizimit të trurit në ndërveprimet njeri-kafshë,” komentoi Rahel Marti. Studime të ngjashme kanë treguar se kontakti me lepujt e gjallë, macet, qentë dhe kuajt shkaktojnë aktivitet më të madh të trurit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!