“Nuk është kurrë vonë”, Noka-Alibeajt: Të tërheqin padinë, sinjal demokratëve që jemi bashkë

schedule18:25 - 10 Tetor, 2022

schedule 18:25 - 10 Tetor, 2022

Partia Demokratike ka mbajtur sot bisedime me partitë aleate joparlamentare për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Deputeti Flamur Noka ka thënë se është koha e duhur për të reflektuar, duke shtuar se nuk është kurrë vonë, teksa i bëri thirrje grupit Alibeaj që të tërheq partinë.

“Koha për të reflektim nuk është kurrë vonë. I falënderoj. Tërheqja e padisë i jep sinjal demokratëve që jemi bashkë për një qëllim. Por sigurisht, ka kohë gjithmonë”, ka thënë Flamur Noka.

Kujtojmë se grupet Berisha-Alibeaj kanë filluar bisedimet, pasi kryedemokrati bëri ftesë për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!