Nuk është frigoriferi, mbajeni shalqirin në këtë vend që të ruajë freskinë për një kohë të gjatë

schedule09:44 - 18 Qershor, 2022

schedule 09:44 - 18 Qershor, 2022

Njerëzit zakonisht e vendosin shalqirin në frigorifer duke menduar se do të ruajë shijen dhe freskinë e tij. Megjithatë, shumica e njerëzve e dinë se shalqiri, pasi qëndron për një kohë të gjatë në frigorifer, nuk ka një shije aq intensive dhe nuk është aq freskues sa pritej.

Menjëherë vërehet se ngjyra është më e dobët, dhe se aroma ka ndryshuar. Prandaj, përfundimi është se frigoriferi nuk është vendi më i mirë për të ruajtur këtë frut. Sipas Real Simple, është shumë më mirë ta mbani shalqirin në temperaturën e dhomës, por larg rrezeve të diellit direkte.

Në këtë mënyrë, mbetet i freskët dhe i pandryshuar për disa ditë. Megjithatë, nëse mendoni se shalqiri nuk qëndron për shumë gjatë, do të ishte më mirë ta vendosni në frigorifer. Priteni në copa të mëdha, dhe lëreni më pas në frigorifer.

Frigoriferi është një zgjidhje e mirë nëse dëshironi të ftohni shalqirin përpara se ta hani. Mos ngurroni ta vendosni brenda, të prerë ose të plotë dhe lëreni aty për rreth një orë. /abcnews.al