Kur pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve, ajo çka të gjithë mezi presim të shohim është spektakli i fishekzjarrëve sapo akrepat e orës të shënojnë 00:00.
Ndërkohë që, cili nga vendet që do të jap spektaklin më mahnitës të fishekzjarrëve në momentin e ndërrimit të viteve mbetet për t’u parë, për momentin ne po iu tregojmë një tjetër detaj interesant.
Kush nga vendet e të gjithë botës feston e para momentin e ndërrimit të viteve dhe kush e fundit?
Mund të surprizoheni nga kjo që do t’ju themi më poshtë, por pavarësisht se spektakli i fishekzjarrëve të Sidneit simbolizon fillimin e Vitit të Ri, Australia nuk është vendi i parë i cili e mirëpret atë.
Vendet e para që festojnë Vitin e Ri janë ishujt Samoa, Tonga, Kiritimati (ishulli i Krishtlindjeve) si dhe Kiribati në Oqeanin Paqësor qendror.
Ndërkaq, vendi i fundit që feston Vitin e Ri është ishulli Baker. Ishulli Baker është një zonë e pabanuar në veri të ekuatorit në Oqeanin Paqësor qendror në afërsi të Honolulus./abcnews.al