Aktori i njohur i humorit, Vilsan Ukcenaj së fundmi e kemi parë dhe në muzikë. Ai ka qenë i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për “Tjetër botë”, një projekt që është publikuar pak ditë më parë dhe që është pëlqyer shumë nga publiku.
“Kam luajtur elementin e repit, kënga është shumë verore, tama stil club. I thashë producentit të bëjmë diçka ritmike dhe më dërgoi një beat fantastik që më frymësoi në mënyrë direkte. Ka qenë frymëzim i menjëhershëm dhe zakonisht kështu ndodh me këngët e bukura.”, tha Ukcenaj.
Ai u ndal dhe tek vështirësitë që ka hasur gjatë periudhës së izolimit, ku së bashku me aktorët e tjerë të programit “Kalifornia” i është dashur që të jetë më afër publikut gjatë kësaj kohe.
“Unë pyeta për pandeminë dhe sa e mora vesh që nuk prek fëmijët kam patur një qetësi olimpike. Ne kemi qenë në punë gjithë kohës me xhirime që nga dita e parë e izolimit, dhe ta bësh këtë në një situatë ankthi ka qenë shumë e vështirë. Ka qenë e vështirë dhe pak e lodhshme. Megjithatë ia dolëm, e bëmë spektaklin në atë formë.”, shtoi aktori.
Ai rrëfeu edhe profesionin që do të donte të kishte nëse nuk do t’i ishte futur botës së aktrimit. “Adhuroj hapësirën, kozmosin dhe më intigron çdo gjë e NASA-s, austronautët, anijet kozmike. E adhuroj Elon Musk nga mendja. Do kisha qejf botën e austronautikës.”, tha aktori. /abcnews.al