“Nuk erdhi papritur”, Igli Hasani në Real Story, për herë të parë si ministër i Jashtëm

schedule20:04 - 19 Shtator, 2023

schedule 20:04 - 19 Shtator, 2023

Igli Hasani flet për herë të parë si Ministër i Jashtëm, në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, në ABC News.

Emisioni ‘Real Story’ është shpërngulur këtë javë në New York, atje ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e ku Shqipëria ka marrë drejtimin e KS për herë të dytë.

“Është gëzim i madh t’i shërbesh vendit”, shprehet Hasani, ndërsa pyetet se për postin e ministrit të Jashtëm, iu desh të lerë një tjetër post të rëndësishëm, atë të koordinatorit të çështjeve ekonomiko ambientale në OSBE. Por sa i papritur ishte ky post për Igli Hasanin?

“Nuk mendoj se jam njoftuar në mënyrë të papritur. Njerëzit flasin, komunikojnë” – u shpreh ai, për gazetarin Balla.

Por çfarë do të thotë kjo detyrë për të?

“Mendoj që është kulmi i punës së një nëpunësi të administratës. Unë kam mbi 20 vite në administratën shqiptare, në pozicione të ndryshme dhe është një kontribut që unë shpresoj që shumë kolegë të mitë ta kenë në një moment të caktuar.” -u shpreh me tej Hasani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!