“Nuk e tërhoqa këmbëzën”, Alec Baldwin flet i përlotur pas ngjarjes tronditëse

schedule11:03 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 11:03 - 2 Dhjetor, 2021

Aktori Alec Baldwin ka folur në një intervistë televizive për vrasjen e kineastes Halyna Hutchins gjatë xhirimit të filmit “Rust”. I përlotur ai ka deklaruar se nuk tërhoqi këmbëzën më armën që vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e filmit Rust në tetor.

“Unë nuk e tërhoqa këmbëzën”, tha Baldwin. Unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën. Kurrë.”

Gazetari e përshkroi aktorin Baldwin, “të shkatërruar” por “shumë të sinqertë”. Aktori “iu përgjigj çdo pyetjeje” dhe diskutoi për Hutchins, takimin me familjen e saj dhe rrëfimin e tij për atë që ndodhi në xhirime atë ditë.

“Më duhet t’ju them se u befasova gjatë intervistës, ” tha Stephanopoulos. “Kam bërë mijëra intervista në 20 vitet e fundit në ABC,” tha ai. “Kjo ishte më intensivja që kam përjetuar ndonjëherë.”

Baldwin tha se kjo ishte ngjarja më e tmerrshme që i kishte ndodhur në jetë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!