Nuk e pranuan në Festivalin e RTSH, zëri i “E ardhmja është vajzë” tregon “të fshehtat” e këngës së re

schedule10:21 - 22 Prill, 2021

schedule 10:21 - 22 Prill, 2021

Rei Bezhani është një ndër këngëtarët më të mirë të rinj të muzikës live. Prej disa muajsh, ai shfaqet çdo të mërkurë në ABC në emisionin “E ardhmja është vajzë”.

Mirëpo, së fundmi Rei ka lancuar këngën e tij më të re me titull “E imja”, në të cilën padyshim ka tërhequr vëmendje zëri i tij i ëmbël.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar si lindi kjo këngë, duke evidentuar punën e bashkëpunëtorëve të tij.

Sakaq, Rei ka deklaruar se kjo këngë fillimisht u nis për të garuar në Festivalin e RTSH, por që në atë kohë ishte krejt i panjohur dhe nuk e pranuan.

“Si këngë në fakt është shkruar në vitin 2017. Si këngë e kam krijuar bashkë me bashkëpunëtorët e mi Erjona Rushiti dhe Enis Mullaj. Si parantezë janë një dyshe që kanë nxjerrë shumë hite bashkë për kënëgtarë të njohur. Kemi gjetur njëri-tjetrin se edhe unë jam shumë rigoroz. Publiku ka nevojë për muzikë të mirë, jo të marrë laps e letër, por ka nevojë për muzikë të mirë.

Ne synuam festivalin kombëtar, po unë asaj kohe isha krejt i panjohur. Pasi për të hyrë në festivale kohët e fundit duhet të kesh një lloj “background” artistik, një lloj njohje. Kënga nisi për emigracionin atëherë me një strukturë tjetër. Ky është një lloj variant acoustic, ne mbajtëm të njëjtën formulë, por e ndryshuam dhe sollëm këtë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!