“Nuk e përkrah dhunën, por po e trajtoni barbarisht Klodian Duron”

schedule11:21 - 28 Mars, 2020

schedule 11:21 - 28 Mars, 2020

Klodian Duro, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, i cili ka pasur një karrierë të pasur brenda dhe jashtë vendit, është ndaluar nga Policia e Shtetit para disa ditësh dhe shkak është bërë një denoncim i bërë nga ish-bashkëshortja e tij. Sot ai ka dalë para gjykatës dhe i ka shpëtuar burgut, pasi gjykata ka vendosur masën paraprake arrest shtëpie për Duron.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes e marrë nga ish-bashkëshortja e këtij shtetasi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj si edhe e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”, thuhej në njoftimin e Policisë së Shtetit, një ditë më parë.

 

REAGIMI – Lajmi për arrestimin e Duros është raportuar në çdo media, ndërkohë që së fundmi ka ardhur edhe një reagim nga Andi Matraxhiu, i cili ka bashkëpunuar me trajnerin gjatë kohës që drejtonte Kamzën.

“Media te nderuara, veç gazit konstant, shkelni ndonjëherë pedalin e frenave… Klodian Duro është një futbollist që i ka dhënë shumë futbollit tonë. Nëse ka gabuar, ka organe kompetente që do të merren. Por sulmi juaj është shumë i neveritshëm. Akoma pa folur gjykata, keni dalë në konkluzione.

Padyshim unë s’jam avokat i Klodit, por mënyra barbare që ju trajtoni personat në hall, është në stilin e “hijenave” të uritura. Këtë sulm të kotë e kam provuar edhe vetë 1 vit më parë, ku më shpallët kriminel lufte, për diçka që gjykata prej shumë kohësh ka vulosur pafajësinë time.

Ndaj dhe solidarizohem me Klodin, por kjo s’do të thotë se përkrah dhunën. Thjesht, duhet të jeni më pak të amplifikuar në volumin e lajmeve që trajtoni”, shkruante mbrëmë Matraxhiu në llogarinë e tij në “Facebook”. /abcnews.al

 

Postimi i Matraxhiut

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!