Vrasja e Kostandin Kacifas gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA në Gjirokstër më 28 tetor të 2018, nuk do të hetohet nga SPAK-u. Pas shkrirjes së Prokurorisë për Krime të Rënda, kjo dosje do të kalojë për kompetencë në Prokurorinë e Gjirokastrës.
Shkrirja e Prokurorisë për Krime të Rënda, ka bërë që një numër shumë i madh dosjesh të trasferohen në vendet ku janë kryer vepra penale. Një ndër to është edhe dosja e ekstremistit grek Kostandin Kacifas, që është trasferuar për kompetencë në Prokurorinë e Gjirokastrës, raporton abcnews.al. Kjo ngjarje shkaktoi debate të mëdha, pasi nacionalistët e konsoideruan vrasje shteterore.
Ngjarja
Pas sulmit të makinës së policië u njoftuan për të ndërhyrë, forcat RENEA, në mënyrë që të bëhej i mundur neutralizimi i tij. 35 vjecari nuk iu bind thirrjes së policisë dhe pas disa tentativash për tu dorëzuar RENEA hapi zjarr. Gjatë pëplasjes me armë, Kacifas mbeti i vrarë.
Gjatë zhillimit të ceremonisë mortore në Bularat këndohej himni grek dhe dëgjoheshin thirrje anti-shqiptare. Disa nga thirrjet ishin “Vorio Epiri është Greqi, Kacifas jeton, Kacifas drejton”, të cilat këndohëshin nga pjesëmarrësit që mbanin në duar flamurin grek dhe që kishin mbërritur për ti dhënë lamtumirën.
Familjarët kanë ngritur një sërë pretendimesh për këtë cështje. Ndërsa eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous e ngriti si shqetësim në Parlamentin Europian, pasi sipas saj janë shkelur të drejtat e njeriut.
Me tensione gjithashtu është shoqëruar edhe ceremonia përkujtimore e 1-vjetorit të vrasjes së ekstremistit grek Konstandin Kacifas në fshatin Bularat të Gjirokastrës. /abcnews.al