Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk e meritoja këtë padrejtësi”, kapiteni shpërthen pas largimit nga Erzeni

schedule19:19 - 12 Gusht, 2022

schedule 19:19 - 12 Gusht, 2022

Rejnaldo Troplini është larguar nga Erzeni pas tetë vitesh dhe ka shumë për të thënë, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Me zemër të thyer ju njoftoj që nga sot nuk jam më pjesë e ekipit tim të zemrës Erzeni! Plot 8 vite! Erdha nga Superliga në Shijak në vitin 2014, në Kategorinë e Dyte duke luajtur në fusha me baltë, ia dolëm duke e ngjitur në Kategorinë e Parë me shumë sakrifica.

Qëndruam për 7 vite në Kategorinë e Parë, qëndruam në 2-3 ekipet më të mira edhe pse kishte shumë pengesa, qëndruam të fortë derisa u ngjitëm dhe në Kategorinë Superiore. Për Erzenin tim derdha lot, derdha gjak, sakrifikova pafund, vura Ekipin para vetes time, para shëndetit tim, lashë kokën për Erzenin, lashë duart për Erzenin, lashë këmbët për Erzenin, lashë zemrën për Erzenin, lashë Shpirtin për Erzenin.

Ishte Troplini që nuk mendoi asnjëherë për veten e tij për shëndetin e tij duke luajtur i dëmtuar dhe nuk u ankonte asnjëherë, nuk u justifikonte kurrë, ishte Troplini që refuzoi çdo vit shumë oferta nga Superliga dhe Kategoria e Parë. Isha unë, që hoqa dorë nga karriera ime vetëm për Erzenin.

Kur të gjithë u larguan ishte Troplini ai që qëndroi, do thoni ju pse qëndroi? Qëndroj, sepse dashuria për Erzenin, për qytetin e Shijakut, për ngjyrat është shumë e madhe, jam shumë patriot dhe do jem gjithë jetën time. Ishte Troplini që refuzoi ekipet e Superligës dhe miliona, do thoni ju pse?

Sepse s’më kanë interesuar asnjëherë, nuk isha te Erzeni për para, isha për ta ngjitur sa më lart, isha për fanellë, isha për tifozët, isha për qytetin. Ishte Troplini që në fushat më të vështira s’ju ka tremb syri, sepse kam gjak Shijaksi.

Isha unë ai që për 6 ditë nuk dilja nga shtëpia kur humbitnim derisa të vinte ndeshja e radhës që të fitonim, sepse njeriu për fytyrë e sedër jeton. Me këtë parim kam ecur gjithmonë në jetë, dhe do vazhdoj të eci gjithmonë. Dua të falënderoj të gjithë Tifozerinë Shijakase për mbështetjen në gjithë këto vite që kemi kaluar së bashku, ju jeni dhe do jeni gjithmonë familja ime, do keni gjithmonë vend në zemrën time.

Kapiteni luajti për fanellë, luajti për ju, Kapiteni nuk ju tradhtoi kurrë, ju betohem! Kapiteni nuk u ble as nuk u shit kurrë, Kapiteni e respektoi në maksimum fanellën. E them me plot gojë: jeni tifozeria më e mirë në botë për mua. Ju dua shumë, gjithmonë njëri prej jush. Dua të falënderoj të gjithë Legjendat e Erzenit që më kanë këshilluar dhe më kanë vlerësuar gjithmonë. Dua të falënderoj të gjithë shokët e mi, ish-trajnerët, ish-drejtuesit, doktorët, punëtorët e fushës.

Largohem me kokën lart, sepse me do i gjithë Shijaku, largohem me kokën lart, sepse premtimet i mbajta duke u ngjitur dy Kategori më lart, isha i vetmi që nga viti 2014 e deri tani në 2022. Nuk e meritoja këtë padrejtësi që më bëtë. Nuk e meritoja, sepse nuk do t’i vijnë më lojtarë Erzenit që luajnë për fanellë. Nuk do i vijnë, sepse të gjithë shohin interesat e veta, karrierat e tyre, kurse Troplini dha shpirtin për Erzenin pa asnjë lloj interesi.

Dhe nuk pendohem kurrë, sepse e kam bërë me pastërti, me zemër, me ndjenjë, me shpirt. Janë shumë gjëra për t’u thënë, por po e mbyll këtu me shprehjen: ‘Mosmirënjohja është virtyti më i keq i njeriut‘. Gjithmonë njëri prej jush, RT9”, shkruan Troplini.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!