Rusia ka kërkuar një tjetër mbledhje emergjente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ditën e nesërme.
“Ne kemi vendosur që të mos votojmë për draft-rezolutën tonë humanitare për Ukrainën ditën e nesërme, por nuk po tërhiqemi nga ajo. Në vend të kësaj, kërkojmë një tjetër mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurimit në mëngjes.”
Mbledhja e nesërme kërkohet nga Rusia në lidhje me laboratorët biologjikë që sipas pushtuesit “menaxhohet nga SHBA në Ukrainë.”
Deklaratat i bëri ambasadori i Moskës në Këshillin e Sigurimit Vassily Nebenzia.
Sipas raportimeve, Rusia u tërhoq nga votimi pasi nuk mundi të sigurojë aleatë që ta mbështetnin. Rusia raportohet se kërkoi nga aleatët e afërt të Këshillin e Sigurimit që të mbështetej, por nuk mori një përgjigje. Moska nuk arriti të sigurojë mbështetje nga Kina e as nga India. /abcnews.al/