“Nuk e lëshojmë PD”, Berisha sulmon Bashën: Njeri i degraduar, i marrë peng

schedule15:11 - 4 Gusht, 2023

schedule 15:11 - 4 Gusht, 2023

Sali Berisha thotë se nuk do ta leshojë partinë dhe sulmon ashpër Lulzim Bashën, të cilin e quan njeri pa karakter dhe të shitur.

“Ne nuk krijojmë, nuk na e ndryshon kush emrin ne. Ne jemi PD. Ne e nisëm betejën tonë kundër regjimit. Sot është një mbledhje shumë e rëndësishme.

Askush nuk mund t’u tjetërsojë demokratëve identitetin dhe trashëgiminë e tyre. Do jetë një përballje me Edi Ramën me të gjitha potencialet që ka kjo parti.

Edi Rama kërkon përballje, ne nuk do t’i shmangemi.” u shpreh Berisha, ndërsa sulmoi Lulzim Bashën.

“Historia e Bashës është historia e degradimit të plotë të një njeriu të marrë peng dhe zero integritet në karakter. U keqpërdor në 32 vite si askush tjetër nga kryeministri i vendit. Besoj se nuk ka shqiptar që nuk e di sot se Basha është peng I Ramës në dosjet e krimit.” tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!