Nuk e lejuan të tymoste marijuanë, inxhinieri publikon sekretet e Pentagonit

schedule15:48 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 15:48 - 11 Dhjetor, 2020

James Robert Schweitzer, një inxhinier raketash në një kompani që kishte kontratë me Pentagonin, u pushua nga puna pasi kërkoi të mund të tymoste marijuanë lirisht. Hakmarrja e tij ishte publikimi i informacioneve të rezervuara në rrjete sociale.

Të djegësh sekretet ushtarake të Amerikës mund të ishte vetëm një mënyrë së thëni, deri sa nuk u bë pjesë e historisë së Pentagonit një inxhinier raketash, 58 vjecar.

Problemet nisën 10 vite më parë. Inxhinieri i cili që nga viti 2003 deri në 2016-ën punoi për një kompani raketash me kontratë me Pentagonin, iu kishte thënë eprorëve të tij domosdoshmërinë për të tymosur marijuanë për qëllim terapeutik.

Katër vite më vonë atij iu mor leja për të hyrë në zona të rezervuara. Që nga ai moment ai nisi hakmarrjen, fillimisht sulmoi kompaninë në rrjetet sociale, denoncoi shkelje të sigurisë dhe në fund kërcënoi se do të publikonte sekretet raketore të shteteve të bashkuara të Amerikës. Për dy vjet radhazi ai u ka dërguar website-ve të ndryshme informacione sekrete për sa i përket përdorimit të sensorëve ushtarakë. Por sipas hetuesve ai kishte ndër mend të kryente dhe një masakër.

Sipas hetuesve ai ishte i vetëdijshëm se po publikonte informacione të ndjeshme dhe se mund të shkaktonte dëme jashtë dhe brenda territorit amerikan. Në muajin korrik ai i shkroi Pentagonit duke thënë se nuk po luante më. “Nëse dikush gjen materialin që kam publikuar në rrjet dhe vendos të kalojë në veprim, do të isha shumë i lumtur nëse ndodh diçka,” shkruante ai ndër të tjera.

Ndërsa në profilin e tij në Twitter ai komplimentonte Iranin për sulmin me dron të dy instalimeve të rëndësishme të Arabisë Saudite.

Pavarësisht sinjaleve një komision për shëndetin mendor nuk e konsideronte inxhinierin si një kërcënim. Ndërkohë Pentagoni dhe FBI i kishin kërkuar të ndalonte, por e kotë. Plani i tij i fundit ishte të dërgonte të dhëna sekrete te dhjetëra qeveri të huaja. Vetëm në këtë pikë ai u ndalua dhe u akuzua. Nëse dënohet ai rrezikon deri në 10 vite burg dhe një gjobë prej 250 mijë dollarë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!