Këtë merkato u fol shumë për një transferim të Lionel Messit tek Manchester City. Ishte vetë kapiteni i Barcelonës që shprehu dëshirën për tu larguar, por klubi nuk e lejoi diçka të tillë. Gjithsesi klubi anglez nuk e ka harruar aspak “Pleshtin” dhe këtë e ka konfirmuar drejtori i merkatos, Omar Berrada.
“Nëse do të kishte ndonjë mundësi transferimi këtë verë, ne do ta kishim parë si mundësi. Ai është padyshim lojtari më i mirë në botë dhe çdo klub e dëshiron atë në ekip, por transferimi i tij nuk funksionoi,” deklaron Omar për “The Athletic”.
“Nëse Messi largohet nga Barcelona dhe ata janë të gatshëm për negociata, atëherë ne do të jemi aty. Mbetet për tu parë në merkaton e verës së ardhshme,” përfundon drejtori i Cityt. Një transferim i Leos në Premier League do ta bashkonte atë me Pep Guardiolën, me të cilin ai fitoi gjithçka tek katalanasit. /abcnews.al