“Nuk e gjej veten në asnjë parti politike”, arkitekti italian: Te Rama pëlqej skicat spontane që bën në parlament

schedule10:05 - 28 Mars, 2024

schedule 10:05 - 28 Mars, 2024

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, arkitekti italian Stefano Romano ka deklaruar se nuk e gjen veten në asnjë parti politike dhe nuk mendon që të angazhohet ndonjëherë me politikë.

Ai ka theksuar se i pëlqejnë shumë skicat spontane që kryeministri Edi Rama bën në parlament.

Unë nuk kam ngjyra politike, në sensin që unë besoj në një lloj shoqëri sociale, ku ka gjithmonë e më shumë të drejta për të gjithë. Jam pak majtist, në një far mënyre, por nuk e gjej veten në asnjë parti politike në këtë moment historik.

Nuk e mendoj ndonjëherë që të angazhohem në politikë. Kryeministri Rama ka ardhur një herë në një ekspozitë ku isha unë artisti, ka parë një nga veprat e mia, por nuk kemi folur ndonjëherë së bashku. Punën e tij e kam parë.

Mendoj që disa vepra të Edi Ramës më interesojnë dhe mua, për shembull, ato skica që ai bënte mbi agjenda, janë afër me këtë që bëj dhe unë, ka thënë arkitekti italian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!