Nuk e besonte lidhjen me Dagz, Ilir Shaqiri reagon pas lajmit të shtatzënisë së Einxhel

schedule08:20 - 16 Gusht, 2022

schedule 08:20 - 16 Gusht, 2022

Një ditë më parë, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse thashethemet qarkullonin prej kohësh nëpër media, ata nuk kishin pranuar asgjë. Por së fundmi, Einxhel ndau një video përmes së cilës njoftonte pritjen e ëmbël.

Mes urimeve të shumta, një ndër personazhet që ka reaguar ishte edhe Ilir Shaqiri. Gjatë kohës që ishin në Big Brother Vip, balerini nuk kurseu thumbat duke thënë se marrëdhënia e tyre nuk ishte e vërtetë dhe se nuk do të zgjaste për shumë kohë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

Pas lajmit të pritjes së ëmbël, Iliri ka shkruar: “I tejkaluat parashikimet, bravo ju qoftë”, duke shuar tanimë çdo dyshim se çifti jo vetëm kanë ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme, por sot janë më të lumtur se kurrë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!