Filip Najdovksi ka lënë Tiranën pas një sezoni. Mbrojtësi, i cili luan edhe si mesfushor qendre, sipas asaj që shkruan “Sportmedia” në Maqedoninë e Veriut, e ka mbyllur me bardheblutë.
Najdovksi, 28 vjeç, me bardheblutë u aktivizua në 30 ndeshje dhe shënoi dy gola në debutimin e tij në javën e parë të kampionatit kundër Kukësit.
Në të shkuarën Najdovski ka luajtur me Vardarin dhe është shpallur kampion në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu ai ka veshur fanellat e Napredok, Teteks dhe Pobeda. /abcnews.al