Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk duhet të flemë gjumë”, trajneri i Partizanit flet për ndeshjen e kthimit në Conference League

schedule14:21 - 17 Gusht, 2023

schedule 14:21 - 17 Gusht, 2023

Partizani do të presë ditën e sotme në orën 20:00 Valmieran në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Elbasan Arena”, të vlefshme për turin e tretë në Ligën e Konferencës.

Në prag të këtij dueli, trajneri i të kuqve, Zoran Zekiç ka dalë në një konferencë për shtyp.
Ai është ndalur tek miqësorja me Romën si dhe dëmtimi i Kristian Mbasë.

Ndër të tjera foli për ndeshjen e mbrëmjes ku shpreson që lojtarët të japin maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.

“Sigurisht që ndeshja me Romën ishte një eksperiencë e bukur, arritëm një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë por tashmë duhet të jemi vigjilentë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme për të marrë një rezultat maksimal ashtu siç e kam thënë dhe herë të tjera.

Mba do të jetë mungesa jonë ndaj Valmeira, por duhet të përgatitemi për të tilla problemesh pasi në futboll ndodhin këto gjëra, ajo që është e rëndësishme është që jemi kompakt dhe do të shfaqemi si skuadër e tillë.

Sipas informacioneve që kam, Mba do të qëndrojë të paktën për 10 ditë jashtë fushave, por e rëndësishme është që nuk ka një dëmtim serioz. Valmeira është një skuadër shumë e mirë, Iu kam kërkuar lojtarëve që të besojnë shumë në vlerat e tyre, tek ajo që kanë arritur në ndeshjen e parë, është një rezultat pozitiv, por nuk duhet të flemë “gjumë”, duhet të tregohemi shumë të zgjuar dhe ta interpretojmë ndeshjen ashtu siç i kam dhënë udhëzimet. Edhe pse ndonjëherë nuk më ndjekin si duhet por unë kërkoj që gjithmonë të zbatojnë gjërat që unë jap”, u deklaroi ai./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!