“Nuk duhet ta them, por Reali ndonjëherë ndihmohet nga gjyqtarët”, De Ligt: Megjithatë, ata jo më kot kanë 14 tituj sepse nuk dorëzohen kurrë

schedule09:15 - 9 Maj, 2024

schedule 09:15 - 9 Maj, 2024

Real Madrid, siguroi një biletë për në finalen e Champions League teksa spanjollët eliminuan në një gjysmëfinale dramatike në Santiago Bernabeu, Bayern Munich. Gjermanët kaluan të parët në avantazh, por u përmbysën në tre minuta (88 dhe 91) nga një dygolësh i Joselu.

Ndërkohë, në shtesë bëri të diskutohej shumë një episod kur De Ligt shënoi për Bayern, por goli u anulua pasi më parë aksioni u ndal për një pozicion jashtë loje. Protestat e bavarezëve ishin të shumta pasi në atë moment nuk u bë e mundur ndërhyrja e VAR.

Pas sfidës, De Ligt theksoi se gabimi i arbitrave bëri diferencën ndërsa shtoi se Real Madrid nuk dorëzohet kurrë edhe kur duket i mundur.

“Nuk dua ta them që Reali ka gjithmonë arbitrat në krahun e vet, por një gabim i arbitrave bëri diferencën. Anësori më kërkoi falje dhe më tha se gaboi. Kjo është e turpshme.

Pastaj e vërteta është se Reali nuk dorëzohet kurrë. Kur mendon se ata janë të “vdekur”, ata rikthehen sërish në ndeshje dhe të japin një goditje. Ja përse kanë 14 Champions League”, u shpreh holandezi./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!