“Nuk duhet ta lësh si të tjerët”, Muzaka i jep idenë unike Osmanit

schedule10:57 - 18 Gusht, 2020

schedule 10:57 - 18 Gusht, 2020

Tefik Osmani e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Dy ditë më parë ai e njoftoi vendimin e marrë përmes rrjeteve sociale dhe mesazhet drejt korçarit kanë qenë të shumta. Madje edhe publike.

Një ditë më parë parë, Batha e ngacmonte duke i thënë se “u lodhe duke fituar si futbollist e tani do të fitosh si Galliani”. Korçari mund të marrë një pozicion drejtues te Tirana.

Edhe Gjergji Muzaka ka një mesazh për Osmanin: “Ti s’mund ta lësh si gjithë të tjerët…”. Ky ishte vetëm fillimi i mesazhit, pasi mesfushori shton: “Të duhet edhe një turne lamtumire me të gjitha ekipet që ke luajtur”.

Osmani ka luajtur me disa ekipe në Superiore, duke fituar 6 tituj kampionë me skuadra si Elbasani, Skënderbeu dhe së fundmi te Tirana titullin e dytë me fanellën e tyre. Korçari është aktivizuar edhe te Tomori, Partizani, Teuta dhe Vllaznia. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!