Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj deklaroi se nuk duheshin Primaret, por formimi i Partisë Demokratike, pasi janë shumë afër zgjedhjeve të 11 Majit.
I ftuar në “Edicionin Qendror”, ai tha se PD me këtë ritëm është drejt askundit, pasi duhet punuar në strukturat e partisë.
Sipas deputetit, SPAK është një institucion që ka mbështetjen e publikut dhe faktorit ndërkombëtar, prandaj nuk duhet sulmuar.
“Marrim qendrimin karshi SPAK, Partia Demokratike duhet të ishte në mbrojtje të SPAK. Zoti Rama ka një marrëdhënie tjetër me SPAK, ka dhe frikë dhe nevojë. Ka frikë kur thotë që unë nuk lejoj republikë prokurorësh, por dhe ka nevojë kur thotë mos dilni përpara SPAK. Ka nevojë sepse SPAK ka mbështetjen e publikut, faktorit ndërkombëtar dhe Europës.
Unë kam dëshirë që opozita të lëviz ashtu siç duhet të kishte lëvizur. Nuk duheshin Primare, duheshe partia. Tani që ne kemi nevojë të fusim në punë strukturat e partisë për muajt që na kanë mbetur, ne i fusim në garë demokratët. Unë do të kisha dëshirë, sepse thash është nevojë imediate e vendit”, u shpreh Xhaferaj./abcnews.al