“Nuk dua ta vështirësoj më shumë situatën për Ukrainasit,” Biden shmang Kievin gjatë udhëtimit në Evropë

schedule19:36 - 20 Qershor, 2022

schedule 19:36 - 20 Qershor, 2022

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të hënën se ai “nuk ka gjasa” të vizitojë Ukrainën kur të udhëtojë në Evropë këtë fundjavë. “Kjo varet,” tha Biden kur u pyet nëse planifikon të vizitojë Ukrainën, duke shtuar se ai nuk dëshiron “të shkaktojë më shumë vështirësi për ukrainasit”.

I pyetur përsëri nëse ai pritej që të udhëtonte drejt Ukrainës ndërsa ndodhej në Gjermani dhe Spanjë për samitet e G7 dhe NATO-s, Biden tha: “Në këtë udhëtim, nuk ka gjasa”.

Kujtojmë se Biden nuk e ka vizituar Ukrainën që kur vendi ka qenë nën pushtimin rus. Në vend të kësaj, ai ka dërguar Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin, si dhe zonjën e parë Jill Biden.

Në lidhje me faktin nëse ai ka besim se Ukraina do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, Biden u tha gazetarëve se mendon se ka “shumë gjasa” të ndodhë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!