Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku pasi kishte plagosur bashkëshorten e tij dhe goditur djalin, një 62 vjeçar ishte ngujuar dhe kishte hapur zjarr ndaj efektivëve të policisë dhe të RENE-as.
Nga përplasja me armë zjarri ka humbur jetën 62 vjeçari Ramiz Muçollari, i cili nuk u dorëzua as pas 8 orë negociatash me policinë.
Gazetari Roland Beqiraj raporton për ABC News se viktima kishte një mitraloz të lehtë 12.7 mm dhe arsenal fishekësh.
Ndër të tjera mësohet se shkak për konfliktin në familje është bërë fakti se ai nuk ka pranuar që të shtrohet dhe të marrë kurim në spitalin e sëmundjeve mendore. Ndër të tjera thuhet se mjeku neurolog u ka thënë familjarëve që për shkak të gjendjes së përkeqësuar të shëndetit mendor duhet që ta shtronin në psikiatri./abcnews.al