Nuk donte të shkonte në punë, babai vret djalin në Turqi

schedule15:42 - 18 Prill, 2023

schedule 15:42 - 18 Prill, 2023

Një krim brenda familjes ka ndodhur në Turqi, ku një 72 vjeçar ka vrarë me armë zjarri djalin e tij 36 vjeç. Sipas mediave turke thuhet se shkak për këtë ngjarje është bërë refuzimi i të riut për të shkuar të punonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Bayrakli” të Izmirit, ku 72-vjeçari A.K., duke u grindur me djalin e tij për shkak se nuk ngrihej në punë, qëlloi dhe e vrau atë me pushkë.

Viktima, 36-vjeçari i identifikuar si Hasan Hüseyin Kaya, është përcjellë në morgun e qytetit për kryerjen e ekspertizës, ndërsa autori është arrestuar nga policia dhe akuzohet për “vrasje me paramendim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!