“Nuk doja ta vrisja”. Kështu ka thënë ushtari rus 21-vjeçar, i akuzuar për kime lufte në Ukrainë, ndërsa doli para gjykatës. Mbi të rëndon akuza e vrasjes së një civili të paarmatosur.
Vadim Shishimarin, komandant tankesh, u deklarua fajtor për vrasjen e Oleksandr Shelipov, civil 62-vjeçar, në fshatin verilindor të Ukrainës, Chupakhivka, më 28 shkurt.
“Unë jam oenduar sinqerisht. Isha nervoz në atë kohë, nuk doja të vrisja…kështu ndodhi”, tha Shishimarin.
Ukraina ka akuzuar Rusinë për mizori dhe brutalitet kundër civilëve gjatë pushtimit dhe ka identifikuar më shumë se 10,000 krime të mundshme lufte.
Gjatë gjithë pushtimit të saj, Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët ose të jetë përfshirë në krime lufte. g.v/abcnews.al