“Nuk do të të zhgënjej kurrë”, Robert Berisha emocionohet nga letra që shkroi e bija 7 vjeçare

schedule14:29 - 8 Qershor, 2022

schedule 14:29 - 8 Qershor, 2022

Robert Berisha është surprizuar nga e bija e tij, Renee. Artisti nga Kosova ka marrë një letër që i ka shkruar e bija, ku shkruan se ndihet falenderuese për çdo gjë që ka bërë për të. Roberti e ka ndarë me ndjekësit këtë letër që ka ka shkruar e bija, e cila është fryt i martesës me Nora Istrefin.

“Letra ime e parë për më të dashurit e mi. Babi, faleminderit për kujdesin dhe dashurinë që më ofron! Faleminderit që më përkëdhel, përkrah, qorton dhe beson në mua. Nuk do të zhgënjej asnjëherë.Të dua pa fund, Renee’’, ka shkruar Renee në letër. Kujtojmë që Roberti ka bërë së fundmi publike lidhjen e re.

Ai konfirmoi pak javë më parë se ka nisur një romancë me Laureta Maqedonci.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!