“Nuk do të shkoja kurrë në një mbledhje qeverie”, Arbër Ahmetaj: Kompleksiteti që sjell liria shkakton drama

schedule09:04 - 26 Shkurt, 2020

schedule 09:04 - 26 Shkurt, 2020

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, me Enkel Demin, shkrimtari Arbër Ahmetaj ka folur për librin e tij Procesi 3k/1988. Ai shprehet se kërkimi i lirisë dhe i lumturisë është thelbi i temave të mëdha botërore.

Befasia ime me romanin është se u pëlqye nga një numër shumë më i madh personash.

Kompleksiteti që sjell liria, shkakton dhimbje apo drama. Shkrimtari krijon botën e tij e cila mund të prekë njerëzit apo të ngjasojë me jetesën në fshat”.

Sa më tepër kalon koha aq më i ndershëm bëhesh në rrëfimin tënd?

Ahmetaj: Kushti i parë për një letërsi të mië është të jesh i ndershëm në atë që shkruan dhe pa komplekse. Nëse nuk do të ishin të sinqertë në letërsi do të ishte dramatike. Në princip besoj se shkrimtarët nuk shkojnë në një mbledhje qeverie, nuk do të shkoja kurrë në ato mbledhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!