Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, Era Istrefi feston sot ditëlindjen dhe mbush 27 vite.
Nuk kishte se si të mungonte një urim nga motra e saj, Nora, e cila ka bërë një dedikim shumë të veçantë në Instagram. Ajo ka publikuar një foto të fundit të Erës dhe e ka shoqëruar me disa fjalë tepër emocionuese.
“Urime ditëlindjen zemra ime e bardhë, personi më special në botë. Jam me fat që të kam motër! Nuk do të doja askënd tjetër pranë në këtë moment të jetës. Faleminderit! Të dua!”, ka shkruar Nora.
Kujtojmë që prej disa kohësh Era nuk është aktive në muzikë, madje poston shumë rrallë edhe në rrjetet sociale./abcnews.al