Nuk do ta besoni kush e këndon, moderatorja zbulon baladën e preferuar shqiptare

schedule14:10 - 3 Gusht, 2020

schedule 14:10 - 3 Gusht, 2020

Moderatorja Fjoralba Ponari është rikthyer te pasioni i vjetër, muzika, e cila i dha edhe famën bukuroshes.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ka performuar live në skenë këngën e Tunës “Bileta”, duke zbuluar kështu se është balada e saj e preferuar e muzikës moderne shqiptare.

“Balada ime e preferuar e muzikes moderne shqiptare! Bileta”, ka shkruar Fjoralba krahas performancës.

Kujtojmë që “Bileta” është cilësuar si një nga këngët më të bukura të festivalit “Top Fest”, ku u vlerësua edhe me çmim. Ajo është e shkruar nga Aida Baraku dhe me kompozim të Armend Rexhepagiqit. /abcnews.al

View this post on Instagram

Balada ime e preferuar e muzikes moderne shqiptare! #Bileta Performanca hapese ne finalen e pare Live ne @jeho_tch

A post shared by Fjoralba Ponari (@fjoralba.ponari) on