Moderatorja Fjoralba Ponari është rikthyer te pasioni i vjetër, muzika, e cila i dha edhe famën bukuroshes.
Mbrëmjen e djeshme, ajo ka performuar live në skenë këngën e Tunës “Bileta”, duke zbuluar kështu se është balada e saj e preferuar e muzikës moderne shqiptare.
“Balada ime e preferuar e muzikes moderne shqiptare! Bileta”, ka shkruar Fjoralba krahas performancës.
Kujtojmë që “Bileta” është cilësuar si një nga këngët më të bukura të festivalit “Top Fest”, ku u vlerësua edhe me çmim. Ajo është e shkruar nga Aida Baraku dhe me kompozim të Armend Rexhepagiqit. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CDbQn4pA3rz/?utm_source=ig_web_copy_link