Në konferencën me Përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, kryeministri Edi Rama komentoi vendimin për rritjen e pagave. Rama tha se vendimi vjen si pasojë e arritjeve ekonomike, dhe se qeveria nuk do të marrë borxh për ikjen e pagave.
“Nuk do marrim borxh për të rritur pagat, përkundrazi do rrisim pagat e do vijojmë të ulim borxhin. Rritja e pagave është sot një domosdoshmëri e mundshme, sot është e mundur sepse kemi arritur rezultate, domethënëse në të gjithë procesin e ngritjes së bazës, mbi të cilën rrisim pagat. Nuk është borxhi, arsye e rritjes së pagave, por janë shifrat nga turizmi, eksportet dhe nga të ardhurat e punës. Është një rritje që është shumë e lartë, por e mirëkalkuluar
Sa i përket këngës së ikjeve, ishim në Verona për panairin e verës, rajoni më i pasur i Italisë, dhe kemi patur një darkë pune me guvernatorin dhe shqetësimi kryesor ishte largimi i mjekëve, i specialistëve të nivelit më të lartë. Pse ikin, se ka korrupsion, se ka krim, se s’ka shërbime? Jo, ikin sepse kjo është koha ku jetojmë ku të gjitha produktet e globalizmit arrijnë derin zgëqen më të thellë të fshatit më të largët, dhe e ngrenë peshë të riun aty e i thonë hajde. Kjo kohë që jetojmë bën të mundur që aspiratat më të larta të ndiqen duke shkuar në vendin ku janë të ardhurat më të larta. Nuk ka asnjë forcë të përmbysë këto trende. Kjo rritje pagash do ndihmojë shumë, por nuk do frenojë globalizmin dhe trended historike të kohës. Flitet gjithmonë për të ikurit, po askush nuk flet për shifrat e atyre që kthehen. Në 2022 kishim numrin më të lartë të kthimeve. Ndaj s’kemi pse habitemi, por duhet të ulim kokën e të punojmë për të bërë gjërat më mirë.” -u shpreh Rama.