Ditën e sotme në mënyrë të befasishme Joachim Low njoftoi se në përfundim të Euro 2020 do largohet pas plot 15 vitesh nga drejtimi i kombëtares së Gjermanisë, me të cilën fitoi një Kupë Bote në vitin 2014 dhe një Kupë Konfederatash në vitin 2017-ën, ndërsa ka shansin të triumfojë edhe në Europian.
Ndërkohë që ai kalon muajt e fundit në krye të kombëtares, drejtuesit e Federatës po punojnë për të gjetur zëvendësuesin e tij. Jurgen Klopp është folur më së shumti si pasardhës i tij, por trajneri i Liverpool e nxjerr shpejt veten nga gara. Ai u shpreh sot se nuk është në gjendje të vendoset në krye të skuadrës.
“Jo, nuk do të jem në dispozicion si trajner i mundshëm i kombëtares së Gjermanisë as gjatë verës, as pas verës. Kam edhe tre vite në kontratë me Liverpool. Është situatë e thjeshtë, kur nënshkruan një kontratë, përpiqesh ta respektosh atë deri në fund”, u shpreh Klopp. /abcnews.al