Nuk do e keni aspak të lehtë, duhet të përpiqeni shumë që këto shenja të Horoskopit t’i bëni tuajat

schedule22:04 - 17 Mars, 2023

schedule 22:04 - 17 Mars, 2023

Shenjat  e mëposhtme mund të duken të bukura, të qeta, naive ose të lehta, por kjo nuk është e gjitha. Mund të jetë pjesë e taktikës së tyre për të tërhequr gjininë e kundërt. Megjithatë, shumë shpejt do të kuptoni se ato janë kërkuese, të vështira për t’u dorëzuar dhe ju duhet të përpiqeni mjaftueshëm, për t’i pasur ato përkrah.

PESHQIT

Për të qenë i sinqertë, askush nuk e ka kuptuar 100% se Peshqve u pëlqen t’i ndjekin. Duke qenë të turpshëm, vështirë se bëjnë lëvizjen e parë dhe zakonisht, kur afrohen në mënyrë romantike, janë shumë të ndrojtur. Nëse bëheni edhe pak më këmbëngulës në vend të dorëzoheni lehtë, ata së shpejti do të dorëzohen.

GAFORRJA

Gaforrja tenton të tërheqë gjuetarët. Ajo është gjithashtu e turpshme dhe në të njëjtën kohë shumë e kujdesshme. Fjalë për fjalë, ajo vepron si një gaforre përsa i përket intimitetit, i duhet pak punë shtesë për t’u hapur me këdo që i pëlqen. Në fund, megjithatë, rezultati do të jetë pozitiv pasi do të fitojë dashurinë që kërkon.

VIRGJËRESHA

Siç dihet ajo është shenja e detajit, vëren gjithçka dhe asgjë nuk i shpëton vëmendjes. Kur takon një person, ajo duhet ta dijë si parazgjedhje se dëshiron të jetë me të (dhe jo vetëm për një natë) kështu që nuk është një rast i lehtë. Duhet shumë punë, një sërë gjestesh romantike, takime të përsëritura dhe mjaftueshëm biseda për ta bindur dhe më në fund të dorëzohet.

PESHORJA

Peshorja është një nga shenjat më romantike dhe pak narcisiste, kështu që ajo është veçanërisht me lajka dhe kur ka vëmendjen e personit që i pëlqen. Ajo dëshiron të komplimentohet, të shikohet me admirim, ta ngacmojë (e kush nuk e do këtë) dhe në përgjithësi t’i tregoni se e shihni si partnerin tuaj të ardhshëm dhe jo vetëm për një lidhje të përkohshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!