Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk dihet çfarë ndodh”, Rama batuta: Po shkoj të lë amanetet para se të bëj vaksinën

schedule12:56 - 11 Janar, 2021

schedule 12:56 - 11 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama tha sot se në orën 15:00 do të vaksinohet, ndërsa e para që do të marrë dozën anti-covid në Shqipëri do të jetë shefja e Infektivit Najada Çomo. Në fund të konferencës me gazetarët, kryeministri Edi Rama bëri edhe disa batuta.

Tani me lejen tuaj mund ta mbyllim, që të shkoj unë të jap amanetet, se nuk dihet si shkon vaksina, se na mbajtët shumë gjatë, se janë edhe ata që thonë po e bërë mund të vdesësh në vend.

 Kështu që ti marrim këto masa, aq më tepër që unë e kam edhe për herë të tretë vaksinën, dy herë kam shpëtuar tani herën e tretë, nuk dihet se cfarë ndodh. Në orën 15:00 jemi këtu” tha ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!