“Nuk di të aplikoj për leje”, situata në tregun e Kamzës, kryeinspektori i Policisë Bashkiake: Ka persona që nuk i zbatojnë masat

schedule10:21 - 7 Prill, 2020

schedule 10:21 - 7 Prill, 2020

Në tregun në Kamzës ditën e sotme është vënë re një fluks i lartë i qytetarëve të cilët kanë dalë për të bërë blerjet e domosdoshme.

Gazetarja Xhensila Kodra tha për abcnews.al se fluksi i qytetarëve është i lartë. Pjesa më e madhe e qytetarëve kanë neglizhuar distancën. Ndërkohë policia ka mbërritur në tregun e Kamzës duke bërë të mundur edhe ruajtjen e distancës.

Kryeinspektori i Policisë Bashkiake tha për gazetaren Xhensila Kodra se në treg ka një fluks të lartë dhe për këtë janë vendosur punonjës policie. “U bëhet thirrje që nga banesa të dalin vetëm persona që vërtetë kanë nevojë, dhe duan të marrin shërbim. Ka një ndërgjegjësim, por shihen edhe persona që nuk i zbatojnë masat.

Më tej ai theksoi se pensionistët justifikohen me faktin se nuk kanë njerëz që ti kryejnë shërbimet, “por sipas verifikimeve të bëra na ka rezultuar se nuk është e vërtetë”, u shpreh ai.

Ndërkohë një qytetarë u shpreh për abcnews.al se kishte marrë lejen për të dalë, ndërkohë që një tjetër qytetar tha se nuk di të aplikojë për të marrë leje, ndërsa theksoi se vendosja e masave është e domosdoshme.

“Nuk di të marr leje, nuk jam ndaluar nga policia. Dola vetëm të marr ushqime”, u shpreh ai./abcnews.al