“Nuk dëgjova zhurma, përveç të qeshurve”, dëshmia e nënës së shqiptarit që akuzohet për përdhunimin e adoleshentes greke

schedule09:36 - 14 Prill, 2022

schedule 09:36 - 14 Prill, 2022

Nëna e shqiptarit, i cili  akuzohet për përdhunimin e  një 17-vjeçareje  në Greqi, ka dhënë versionin e saj të historisë.

Ajo tha për protothema.gr se ka qenë në shtëpi në Agia Varvara momentin kur i biri u kthye pas orës 1 të natës me një vajzë.

“Djali im hyri në shtëpi pak pas orës 01:00 dhe më tha ‘mos më shqetëso, do të jem në dhomë me një vajzë’. Nuk dëgjova zhurmë siç thonë, dëgjova vetëm të qeshura ”, pohon e ëma e 27-vjeçarit shqiptar.

Ndërkohë theksoi se nuk është në dijeni për shtëpinë që i biri ka në Koridhalo. Pasi 17-vjeçarja që denoncoi të riun shqiptar ka treguar në polici se 27-vjeçari e përdhunoi në një garsonierë në Koridhalo.

E ëma e shqiptarit shtoi se mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e tyre ndodhej dhe një mysafir, mik i familjes dhe se ajo mësoi për përdhunimin e adoleshentes greke të nesërmen, kur policia erdhi për të arrestuar të birin, shkruan abcnews.al.

I riu shqiptar ndodhet në burg dhe pritet të dalë para gjykatës nesër.

Sipas informacioneve, 27-vjeçari u njoh me adoleshenten nga Kamatero përmes një platforme takimesh online, nga ku kanë shkëmbyer llogaritë në Instagram dhe kanë vazhduar bisedën.

Shqiptari i ishte prezantuar 17-vjeçares si pakistanez, pasi nxënësja kur denoncoi rastin tha në polici se personi që e përdhunoi ishte nga Pakistani.

Ai ka përdorur një profil të rremë në Instagram, përmes të cilit i është afruar adoleshentes dhe pas komunikimeve të vazhdueshme e ka bindur që të takohen.

27-vjeçari shqiptar, i cili u prezantua si pakistanez, njohu 17-vjeçaren përmes Instagramit , e tërhoqi zvarrë në një garsonierë në Koridhalo dhe pasi ndezi televizorin me volum të lartë, për të mos u kuptuar nga fqinjët përdhunoi 17-vjeçaren, sipas versionit të adoleshentes greke.

Madje, guximi i tij ishte i tillë që pas aktit të tij dhe pasi la “materialin gjenetike” në bluzën e adoleshentes dhe në trupin e saj, e ka kthyer me motor në shtëpinë e saj, duke e kërcënuar të mos thotë asgjë, dhe duke i thënë se sapo është liruar nga burgu./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!