“Nuk çojmë më lojtarë në kombëtare!”, lajthit bosi i Bayern

schedule11:25 - 25 Shtator, 2019

schedule 11:25 - 25 Shtator, 2019

Në Gjermani ka lindur një debat në lidhje me numrin një në portën e kombëtares. Marc-Andre ter Stegen po paraqitet mirë me Barcelonën, por kjo nuk mjafton që ai të zërë vendin e Manuel Neuer. Por ajo që e bën më absurde gjithë këtë histori është një deklaratë e Uli Hoeness.

Presidenti i Bayern Munchen ka deklaruar për Bild se nëse ter Stegen kalon portier i parë në vend të Neuer, kampionët e Gjermanisë nuk do t’i lejojnë lojtarët e tyre të shkojnë në kombëtare. Diçka absurde që sigurisht nuk do të pritet mirë nga tifozët.

“Ne nuk pranojmë një ndryshim. Nëse kjo ndodh, atëherë ne nuk do të dërgojmë më lojtarë të Bayern në kombëtare”, ka deklaruar Hoeness, i cili sa duket nuk i ka bërë llogaritë me rregullat e FIFA-s. Klubi gjerman nuk mund t’i pengojë lojtarët, vetëm nëse i bind ata që të refuzojnë ftesën e kombëtares. Kjo ka pak gjasa të ndodhë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!