“Nuk bën më punë”, gjahtari qëllon me plumb në kokë qenin e tij

schedule22:08 - 9 Tetor, 2021

schedule 22:08 - 9 Tetor, 2021

Vrasja e një qeni gjuetie nga vetë gjahtari ka shkaktuar reagime të forta në Beaufort. Video e filmuar fshehurazi tregon se si një gjuetar, qëllon pa mëshirë me pistoletë në kokë një qen duke e lënë të ngordhur në vend dhe më pas e largon me një karrocë dore dhe e hedh në mbeturina.

Edhe pse qeni i bardhë nuk po rezistonte, gjuetari tenton disa herë që ta shenjestroi në kokë, por qeni duket sikur ta kuptonte atë që do ndodhte më pas dhe shtrihet disa herë duke mos i lënë mundësi që gjuetari ta qëllojë në kokë. Pas disa përpjekjesh gjuetari i vendos pistoletën pas koke dhe e qëllon fatalisht.

Sipas personave që kanë filmuar fshehurazi ngjarjen, atë ditë u qëlluan 4 qen gjahu. Këto qen u konsideruan si të papërshtatshëm për gjueti dhe rruga e tyre ishte vrasja.

Aktivistët raportojnë se mbi 7 mijë qen gjahu vriten çdo vit. /abcnews.al/