“Nuk bëj garë me Grenell”, diplomati europian në Prishtinë: S’ka datë për heqjen e vizave

schedule15:55 - 30 Janar, 2020

schedule 15:55 - 30 Janar, 2020

Kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell, në vizitën e tij të parë në Kosovë pas marrjes së këtij posti, u shpreh ndër të tjera se Bashkimi Europian nuk është i kompletuar pa Ballkanin Perëndimor. Ai kërkoi gjithashtu krijimin sa më shpejt të Qeverisë së Kosovës.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryediplomati spanjoll tha se nuk duhet lejuar një Ballkan i ndarë jashtë familjes evropiane. Pasardhësi në post i Federika Mogherinit shtoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për heqjen e regjimit të vizave, por ai nuk mund të premtojë  se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Duke u përqendruar tek rifilimi i dialogut Prishtinë – Beograd Borell tha se BE do e ndërmjetësojë atë por theksoi se nuk ka ndërmend të nisë një garë në këtë fushë, me të dërguarin amerikan për dialogun, Riçard Grenell. Gjithashtu ai shtoi se palët do të bashkëpunojnë pasi SHBA kanë shumë: “plane për Lindjen e Mesme, Korenë dhe për këtu”.

Duke marrë në kosnideratë se vendi i tij, Spanja është një nga vendet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Borel tha se nuk e ka për detyrë që të bindë pesë shtete që të njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Ndërkohë kryetari i partisë demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bojkotoi takimin që Borel pati me përfaqësues të politikës në vend. Ai sqaroi se takimi ishte i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së Qeverisë dhe institucioneve të reja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!